Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndihmon familjen Baftjari
Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, nëpërmjet Shoqatës humanitare “Bereqeti”, sot ka ndihmuar familjen Baftijari me fëmijë jetimë me dru dhe së shpejti kjo familje do ta merr edhe një shporet të drunjve ka thënë Agim Hyseni nga BIK.
Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Agim Hyseni, ka bërë të ditur se kësaj familje me jetimë komuna e Gjilanit i ka ndërtuar shtëpi te re, ndërsa KBI i ka pasur ne përkujdesje një kohë të gjatë, mirëpo këta fëmijë ende po kanë nevojë që të ndihmohen, fillimisht ata kanë kërkuar nga ne një shporet të drunjëve, kur ne vendosem që t`i ndihmojmë më një shporet ata propozuan që me të hollat e shporetit të blejnë dru për dimër sepse po mërdhikemi dhe nuk kem asnjë copë dru në shtëpi.
Dhe ne sot iu përgjigjëm kërkesës së tyre me 6 metër dru ndërsa ditëve në vijim do ta gëzojnë edhe shporetin e ri. Kjo ndihmë e sotme është enkas për familje me jetimë dhe të regjistruar me dokumentacion te plotë në KBI të Gjilanit. Kjo ndihmë e sotme është në vazhdën e aktiviteteve që Shoqata Humanitare “Bereqeti”, bënë vite me radhë enkas për jetimë, ku për çdo muaj 200 jetimë ndihmohen me asistencë në të holla prej 30 € ka thënë Agim Hyseni./rajonipress/


