Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndihmon 100 familje në nevojë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” sot u ka dalë në ndihmë 100 familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit.

Përfituesit kryesorë ishin familjet me jetimë të regjistruar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe familjet me gjendje të rënduar sociale. Këto familje u ndihmuan me pako ushqimore, që përbëheshin nga gjërat më elementare ushqimore, si: vaj, sheqer, kripë, makarona, oriz, qaj etj.

Fundamenti

Naim Aliu kryetar i KBI në Gjilan ka falënderuar shoqatat nga Kuvajti të cilat janë donator të këtyre pakove ushqimore. “Vëllezërit nga Kuvajti që nga përfundimi i luftës së fundit e deri më tani në vazhdimësi kanë ndihmuar shtresa të ndryshme të qytetarëve gjilanas e veçmas jetimët e komunës së Gjilanit duke pasur edhe nje përkujdesje modeste mujore”ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/