Fundamenti

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka shtruar Iftar për institucionet e komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka shtruar darkën e Iftarit, për përfaqësuesit e institucioneve komunale dhe mysafirëve të shumtë.

Ef. Naim Aliu në një fjale rasti, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe të gjithë institucionet për punën e bërë gjatë pandemisë dhe jo vetëm, duke shprehur dhe gatishmëri për bashkëpunim në të gjitha sferat e jetës!

“Kjo darkë është e bereqetit është për të shprehur gatishmërinë se bashkë mundemi të arrijmë më shumë për një mirëqenie më të mirë për të gjithë”, ka thënë Efendi Naim Aliu.

Në darkën e Iftarit, që tashmë është tradicional, ka marrë pjesë edhe Vedat Sahiti Kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Mobi Casa

Ai ka përshëndetur në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. “Muaji i agjërimit, është sakrifice për të dëshmuar përkushtimin tonë, ne duhet të dëshmojmë dhe kemi nevojë për më shume humanizëm, më shume dashuri për të nevojtarët”, ka thëne Sahiti.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai në fjalën e tij, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim edhe më të madhe me Bashkësinë Islame, për një tolerancë më të madhe dhe për kultivim të vlerave të cilat shtojnë mirëqenien e qytetarëve thuhet në njoftimin e Iljaz Mustafës./rajonipress/