ARKATANA

Këshilli Gjyqësor shpenzon 20,700 euro për 25 telefona

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilli Gjyqësor i Kosovës harxhoi gati 21 mijë euro për blerjen e 25 telefonave. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpenzuar hiq më pak se 20,700 euro për blerjen e 25 pajisjeve të telefonisë mobile, ndërsa shpenzimi arsyetohet me nevojat e zyrtarëve të KGJK-së, pa dhënë më shumë detaje

Procedura për blerjen e këtyre telefonave ishte iniciuar në muajin maj të vitit të kaluar, ndërsa njoftimi për kontratë ishte shpallur më 17 qershor 2016.

Nga njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik – KRPP, shihet se kontrata është nënshkruar më 2 gusht 2016.

Për këtë tender ofertat e tyre i kishin paraqitur 3 kompani, që të trija të përgjegjshme, ndërsa kontratën e KGjK-së e fitoi kompania SHPK “Botek” me seli në Prishtinë.

Megjithëse nuk specifikohet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës apo në përgjigjen e zëdhënëses së KGjK-së, shihet se bëhet fjalë për 25 pajisje të telefonisë mobile apo telefona.

Mobi Casa

Zyrtarja për informim pranë KGJK-së, Aishe Qorraj-Berisha për KALLXO.com megjithëse konfirmon se KGjK-ja ka blerë telefonat, nuk jep detaje për arsyeshmërinë e këtij shpenzimi, ose se për kë janë blerë këta telefona specifikisht.

“Po, KGjK-ja ka blerë telefona mobilë. Këta telefona janë blerë për shfrytëzim nga zyrtarët e KGjK-së, ndërsa kostoja e tyre është paraqitur në faqen e KRPP-së”, thuhet në përgjigjen e KGjK-së për KALLXO.com.

KALLXO.com ka bërë përpjekje që të mësojë më shumë për llojin dhe specifikat e pajisjeve telefonike të blera nga KGJK-ja, por nuk ka pranuar përgjigje nga këta të fundit.

Sipas një llogaritje të kostos së përgjithshme të këtij tenderi prej 20,700 euro dhe sasisë prej 25 copë telefonash të përshkruar në njoftimin për këtë kontratë, rezulton se një telefon i ka kushtuar KGjK-së 828 euro.

Një telefon në vlerën e 995 eurove e kishte blerë edhe Gjykata Themelore në Mitrovicë në dhjetor të vitit të kaluar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.