FITORJA

Këshilli Drejtues ka zgjedhur dy Prorektorë të Universitetit Publik të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka”, në mbledhjen e mbajtur më 14.11.2019 në Gjilan, në bazë të propozimit të Rektorit Bajram Kosumi dhe pas konsultimit me Senatin, zgjodhi Xhevdet Thaqin, Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve dhe Dukagjin Leka Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Xhevdet Thaqi, në cilësinë e Prorektorit për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, mbulon aspektet e mësimit dhe çështjeve studentore.

Xhevdet Thaqi është Doktor i Shkencave të Didaktikës së Matematikës, Profesor i Asocuar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

FIDANISHTJA

Xhevdet Thaqi ka qenë Prorektor për marrëdhënie me jashtë dhe cilës (u.d.), Prorektor për mësim, shkencë dhe çështje të studentëve (u.d.), Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ndërsa tash së fundi ka ushtruar detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Aplikative.

Kurse, Dukagjin Leka në cilësinë e Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, mbulon aspektet e bashkëpunimit ndërkombëtar institucional, realizon projekte bashkëpunuese ndërkombëtare e posaçërisht ato me programet e Komisionit Evropian që kanë për qëllim kyçjen dhe shtytjen përpara të Universitetit “Kadri Zeka” në Universitetet Evropiane në vazhdimësi.

Dukagjin Leka është Doktor i Shkencave Juridike Ndërkombëtare, Profesor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, derisa që nga muaji shkurt i vitit 2016 ka qenë po ashtu Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.