Eko Higjiena

Këshillat që ju ndihmojnë ta përmirësoni qarkullimin e gjakut

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Qarkullimi i mirë i gjakut në trup është shumë i rëndësishëm. Nëse ky qarkullim pengohet atëherë mund të ketë probleme shumë serioze. Shkaqet mund të jenë të shumta dhe në disa raste edhe të panjohura, por mënyrat e kurimit janë po të njëjtat, qoftë mjekësore qoftë edhe natyrale. Ka shumë trajtime alternative që mund të zëvendësojnë metodat konvencionale me rezultate shumë të mira, duke lënë mënjanë efektet e padëshiruara. Kurat natyrale mund të zgjidhin më shpejtë nga ç’mund ta mendoni këtë problem. Ja edhe disa këshilla që mund t’ju hyjnë në punë.

Mobi Casa

– Mënyra e jetesës: Përcaktoni mënyrën e jetesës që duhet të ndiqni për të përmirësuar këtë problem. Largoni veset e këqija dhe të dëmshme për shëndetin. Duhanpirja pengon shfrytëzimin maksimal të oksigjenit, kështu që lini duhanin