RCCOLA

Këshillat Lokale i dorëzojnë Surdullit projektet prioritare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sipas Surdullit projektet e propozuara nga Këshillat Lokale shumica e tyre kanë të bëjnë me infrastrukturë, asfaltime rrugësh, kanalizime, furnizimi me ujë të pijshëm, ndriçimit publik, kanale atmosferike etj. Surdulli tha se në mandatin e tij të tanishëm, por edhe të ardhshëm prioritet do të ketë investimet serioze dhe me prioritet të këtyre fshatrave.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, të enjten e ka mbajtur një takim me Kryetarët e Këshillave Lokale të komunës së Kamenicës. Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me dorëzimin e propozimeve të projekteve prioritare nga ana e Këshillave Lokale.

“Më vjen mirë që keni sjellur propozimet e juaja që keni paraparë si prioritet nëpër lokalitetet ku ju jetoni, pasi tani bëhet edhe aprovimi i buxhetit për vitin 2014-2016” ka thënë Surdulli.

Uji Dea

Surdulli i ka porositur ata të cilët nuk i kanë sjellë propozimet për projektet që t’i sjellin sa më parë, në mënyrë që të rrumbullakohet lista e përgjithshme.

Sipas Surdullit projektet e propozuara nga Këshillat Lokale shumica e tyre kanë të bëjnë me infrastrukturë, asfaltime rrugësh, kanalizime, furnizimi me ujë të pijshëm, ndriçimit publik, kanale atmosferike etj. Surdulli tha se në mandatin e tij të tanishëm, por edhe të ardhshëm prioritet do të ketë investimet serioze dhe me prioritet të këtyre fshatrave.

Kryetarët e Këshillave Lokale, falënderuan kryetarin Surdulli, për këtë takim, si dhe shfaqen gatishmërinë për t’u përgjigjur takimeve sa herë që do jenë të ftuar. /rajonipress/