Fundamenti

Këshillat lokale angazhohen në procesin e regjistrimit të objekteve të banimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në mbledhjen e sotme me kryetarët e këshillave lokale, kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, dhe drejtori i Urbanizmit Ilir Kastrati, folën për rëndësinë e procesit të regjistrimit të shtëpive dhe objekteve tjera për legalizim.

Njëherit nga kryetarët e këshillave lokale kërkuan që t’i shtojnë aktivitetet në terren, që procesi i regjistrimit të objekteve të banimit dhe objekteve tjera të kryhet me sukses në komunën e Kamenicës.

Sinani, personalisht do të angazhohet për shtyrjen e këtij procesi përpara. “Nesër në mënyrë simbolike do ta regjistroj shtëpinë e tij, ashtu do të veprojnë udhëheqja komunale, pastaj do të vazhdohet me punëtorët e administratës komunale, arsimit dhe ata të shëndetësisë. Ne me shembullin tonë mund të ndikojmë në suksesin e këtij procesi”, tha Sinani.

ARKATANA

Regjistrimi i cili është falas, bëhet në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi. Regjistrimi vlen edhe për shtëpitë që kanë qenë të regjistruara para luftës, por duhet sjellë dokumentacionin e vjetër.

Duke i regjistruar të gjitha objektet mundësohet krijimi i një data baze për të gjitha objektet e komunës.

Kryetarët e Këshillave Lokale kërkuan që në zhvillimin e aktiviteteve në terren të përfshihen zyrtarë nga Drejtoritë e Urbanizmit dhe Kadastrit, të cilët mund ta shpjegojnë më mirë rëndësinë e këtij procesi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.