Mobi Casa

Këshillat Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Mal të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Ulqinit u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi në mes të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Ky memorandum i nënshkruar në mes të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafa si dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z.Faik Nika, i cili hynë në fuqi nga dita e nënshkrimit ka për synim qasjen e përbashkët në zgjidhjen e problemeve të cilat janë kompetencë e Këshillave Kombëtare në të dyja shtetet, dhe shqyrtimin e mundësive për projekte të përbashkëta në avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Gjithashtu bashkëpunim pritet të ketë edhe në kërkesat e përbashkëta drejtuar qeverive në Kosovë dhe Shqipëri për interesat e shqiptarëve në shtetet respektive.

Mobi Casa

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe kryetari dhe zv/kryetari Organit Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Lugina, Amir Latifi dhe Besim Nasufi, anëtari i organit ekzekutiv, Enkel Rexhepi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapuni si dhe udhëheqës të tjerë të institucioneve në Republikën e Malit të Zi.

Vlen të theksohet se ky Memorandum Bashkëpunimi u iniciua gjatë vizitës që kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i kishte bërë Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës gjatë vitit të kaluar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.