Eko Higjiena

Këshillat e fshatrave ankohen se disa lokalitete po harrohen nga pushteti!

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” nga Gjilani, ka organizuar debatin e radhës me temën:”Prioritetet për fshatrat kryesore, në dëgjimet publike”, në të cilin debat, nga panelistët dhe të pranishmit tjerë, janë trajtuar çështje të natyrave të ndryshme me thekës të veçantë u diskutuan prioritete që kanë shfaqur banorët e fshatrave kryesore nëpër dëgjimet publike të mbajtura nga komuna.

Shpresa Kurteshi – Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka thënë se janë realizuar 10 dëgjimet buxhetore nëpër lokalitete të ndryshme ku po dëgjoheni dhe po merren kërkesat e qytetarëve për ato pjesë të cilat do të inkorporohe në planifikimet buxhetore të komunës. “Në edhe viteve të kaluara kemi organizuar debate të tilla, për t’i identifikuar të gjitha prioritetet që kanë qytetarët. Pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme në këto dëgjime publike. Janë bërë takime edhe me grupe të ndryshme. Jemi përkujdesur që takimet të ndodhin në ato lokalitete në të cilat më parë nuk kemi pasur debate për të përfshirë sa më shumë lokalitete ku ka pas tubime të tilla. Kërkesat e tilla të bëra në ato takime do të adresohen në adresa në caktuara”, ka thënë ajo.

Zijadin Maliqi, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, tha se që nga fundi i majit kemi hyrë në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin 2019 dhe parashikimet e hershme për 2020 dhe 2021. “Kemi kaluar disa faza për të ardhur deri të planifikimi i buxhetit, kësaj i kanë paraprirë dëgjimet buxhetore për t’i marr prioritetet dhe ato të inkorporojmë në planifikimin buxhetor. Kemi mbajtur dëgjime publike me pjesëmarrje të kënaqshme. Nuk nevojitet masivitet aty, por nevojiten përfaqësues që paraqesin kërkesat të cilat janë kërkesat të arsyeshme, janë kërkesa të nevojshme të cilat janë marrë nga ta dhe do të përfshihen në planifikim të buxhetit. Buxheti për vitin 2019 në bazë të kufijve përfundimtar është rreth 25 milion e 510 mijë euro, pjesën më të madhe e marrin pagat dhe mëditjet, mbi 60 për qind, pastaj mallrat dhe shërbimet, subvencionet dhe investimet kapitale. Sa i përket subvencioneve për vitin 2019, janë paraparë 609 mijë eurove që janë planifikuara një pjesë e madhe e tyre në bujqësi, pastaj në kulturë rini e sport, në shëndetësi dhe në arsim (bursat). Investimet kapitale janë planifikuar të jenë rreth 5 milion e 82 mijë euro, që do të thotë që të gjitha kërkesat që janë bërë në dëgjimet publike dhe të tjera është e pamundur të mbulohen krejt me këtë buxhet, por falë angazhimit të kreut komunës, janë siguruar buxhet edhe nga ministritë e linjave përkatëse. Ne e kemi ndarë buxhetin nëpër drejtori përkatëse, pjesa më e madhe për investimeve kapitale janë ndarë te Drejtoria e Shërbimeve Publike, pastaj DZHE, Arsim dhe të tjera” tha Maliqi.

Kurse, Avdyl Aliu, panelisti tjetër, pjesë e këtij procesi të tubimeve publike për buxhet për 2019 tha se gjatë këtij procesi jemi të kënaqur me punën në terren, si për nga interesimi dhe pjesëmarrja në këto takime. “Komuna e Gjilanit me dëgjimet buxhetore ka filluar që prej vitit 2014 dhe tani është bërë traditë. Në 2014 ishin 3 tubime të tilla, tani janë 10 pra kanë shkuar duke u rritur. Jemi munduar të preken gjitha lokalitetet si Llashtica, Zhegra me fshatra përreth, Cërnica me rrethinë, Livoqi i Ultë, Dheun e Bardhë, lagje në qytet, Pogragjë me rrethinë, Kmetoc me Vërbicë, Dobërqanit pastaj debate me komunitete. I kemi marr dhe regjistrua kërkesat dhe nevojat, jemi në shqyrtim të atyre kërkesave, për të parë se çfarë mund të futen në implementim në vitin e ardhshëm”.

Aliu ka vlerësuar Këshillat e fshatit që kanë punuar dhe i kanë prezantuar edhe më parë shumë prej kërkesave. “Ne si komunë i pranojmë këto kërkesa dhe e kemi raportin ku i kemi kërkesat dhe prioritetet për secilin lokalitet. Do të shohim mundësitë buxhetore për të parë sa mund të realizohen ato” tha Aliu.

Rexhep Ajvazi, Gadish, Kishnapol dhe Sllakovc tha se jemi më të anashkaluar si lokalitet, komuna për katër vitet e kaluara dhe edhe këtë një vit e gjysmë komuna nuk e ka treguar asnjë interesim. “Aty mungojnë gjithçka, rrugët lokale pothuajse janë krejt të shkatërruara. Në kërkesat tona nuk kthehen përgjigje fare ja kthehen se nuk ka mjete. A jemi edhe ne të barabartë me pjesët tjetër të komunës. Vetëm në fushata partitë politike, pa dallim, interesohen për këtë pjesë kurse viteve tjera na harrojnë dhe na anashkalojnë”.

Mustafë Jashari IQZH – Zhegër, tha se po bëhen dëgjime publike për kërkesa të reja a kanë mbetur kërkesat e viteve të kaluara pa u realizuara. “Nga ajo që thuhet nga pushtetarët duket se qenka parajsë, por IQZH ka bërë kërkesa edhe vitin e kaluar, kërkesa prioritare”.

Me interes të përgjithshëm ai ka përmendur një listë prej 10 kërkesave prioritare që iu kishin bërë komunës në të kaluarën dhe tha se vetëm dy pjesërisht janë realizuar.

Ai ka përmendur shkollën e mesme të Zhegrës që akoma nuk ka kanalizim dhe ujë përkundër kërkesës së kamotshme.

Jashari tha se është irrituar me deklaratat e zyrtarëve komunal nga dëgjimi buxhetor që ka thënë se shumica e kërkesave të mëhershme janë realizuar. Ai po ashtu pati vërejtjet dhe edhe diçka që realizohet nuk bëhen mirë dhe nuk ka kontroll si realizohen ato projekte.

Hidromorava

Ekrem Asllani, nga Llashtica ka falënderuar kreun e komunës dhe udhëheqësin për projektet e realizuara në Llashticë, derisa Ramiz Isufi, nga Uglari kryetari i Këshillit të fshatit ka thënë se për komunën e Gjilanit, Uglari nuk e din ku i bije, as në mandatin e kaluar e as tani nuk ka pas investime edhe asnjë “gram”.

Ai tha se kjo është me prapavijë krejtësisht politike. “Mbi 90 për qind të zyrave të Bashkësisë Lokale nuk funksionojnë po janë të mbyllura, pasi nuk e gjen askënd në zyre. Komuna ka dërgua inventar ka bërë renovime, por harxhime të tilla ishin kot nuk kanë mundur të fusin në funksionon. Ne, si kryetar të bashkësive lokale vazhdojmë të punojnë edhe pse komuna nuk na ka shpërblyer asnjëherë dhe besoj as që do ta ketë ndërmend . Deri sa këshilltari komunal paguhet, kryetarët e bashkësisë lokale janë më të angazhuar se ta. Vullneti i kryetarëve të Këshillave është evident për të punuar për qytetarë. Uglari nuk përmendet për arsye politike dhe kjo nuk është mirë, projektet që bëhen duhet të balancohen nëpër terren. E jo diku të koncentrohen dhe diku të mos ketë fare. Nuk po trajtohen qytetarët barabartë. Komuna nuk është e interesuar as që të ndërtohet një ambulantë, pastaj për shtratin e lumit nuk është bërë asgjë. Mungojnë trotuaret e shumë çka. Nuk jam i kënaqur asnjë pikë me trajtimin e Uglarit nga pushteti komunal. Asnjë cent nuk investohet në Uglar” tha i revoltuar isufi.

Ruzhdi Selimi nga Nasala, tha se me qeverisjen e Lutif Hazirit janë bërë disa projekte në këtë fshat, por kemi edhe prioritete të rëndësishme si ujësjellësi që nuk është funksional.
“Kemi premtime se do të bëhet ujësjellësi. Po ashtu nuk kemi rrugë lokale të shtruara. Rrugët po dëmtohen sepse nuk po ka mirëmbajte të rrugëve. Kemi probleme edhe me kanalizime. Po ashtu edhe për transport publik kemi nevojë” tha ai.

Islam Rashiti nga Vërbicë e Zhegocit tha se mungojnë projektet. “Asnjë metër asfalt nuk është shtruar në këtë anë. Ka diskriminim të kësaj pjesë në planifikime buxhetore kur bëhen, për këtë pjesë të komunës.Ju lutem mos na anashkaloni dhe mos bëni diferencime në investime” tha Rashiti.

Avdullah Demiri, nga Haxhaj dhe Demiraj tha se jemi të kënaqur në një masë me disa projekte për këtë pjesë, por nuk jemi të kënaqur me bashkëpunimin e komunës me këshillin e fshatit që nuk ka komunikim të mirë. “Si rezultat i kësaj mungese të komunikimit disa projekte nuk janë bërë si duhet, nuk janë kryer. Po ashtu ka prioritetet të rëndësishme si nevoja për trotuare, por edhe përfundimi i shkollës që nuk po kryhet. Po ashtu as projekti i ujësjellësit nuk është vazhduar. Kemi kërkesa të shumta por si duket shumë projekte ndalen vetëm në Zhegër” tha Demiri.

Shemsedin Elezi, kryetar i Këshillit të Zhegrës tha se është punuar dhe nuk duhet parë as krejt bardh as krejt zi, ai është në mes, por tha se me të drejtë disa kolegë kanë edhe vërejtjet e tyre.

Demir Krasniqi, tha se do me i vë në pah dy probleme në qytet, rreth lumit Stanishorit, nuk përmendet as zgjerimi as rregullimi i saj. “Aty rrezikohen edhe kalimtarët. Po ashtu mungesa e shkollave në ato pjesë që janë populluar pas ndërtimit të objekteve të ndryshme”.

Tefik Selimi, nga rruga e Kumanovës, Gjilan, tha se rruga në këtë pjesë është katastrofë. Shefket Bajrami nga fshati Çelik – Skender Ramadani, Livoq i Ultë, edhe ai tha se ka prioritetete që komuna duhet marr parasysh e edhe Afrim Hajdini nga Malisheva, tha se po ashtu kanë kërkesa të shumta sepse ka nevoja në këtë fshat, e po ashtu edhe të tjerët kërkuan realizim të projekteve në lokalitetet e tyre./rajonipress/