RCCOLA

Këshillat e duhura për të lënë duhanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Rreth 70 % e njerëzve janë të varur nga duhani dhe dëshira më e madhe e tyre është që të gjejnë një mënyrë për eleminimin e këtij problemi.

Me kalimin e viteve duket se një pjesë e madhe e njerëzve kanë arritur që ta lënë duhanin. Lënja e duhanit është me të vërtetë një betej e vështirë, por ka mjaft këshilla të cilat ju ndihmojn për ta lënë atë.

Disa këshilla që ju vijnë në ndihmë janë;

Pini shumë lëngje, mbani një lëng me vete, ose një gotë ujë, ndërroni shijet dhe pijeni atë në mënyrë të vazhdueshme.

Jeni më aktiv, ecni në vend se t’a përdorni makinen apo autobusin apo edhe shkallët në vend të ashensorit. Ushtrimi juaj do të ju ndihmoj të relaksoheni.

Mendoni pozitivisht, tërheqja mund të jetë e pakëndshme, por mos harroni se trupi juaj po shërohet nga efektet e duhanit. Nervozizmi, kërkoni për të pirë duhan, por mos u shqetësoni kjo nervoz do të zhduket pas disa javësh.

Fundamenti

Ndërrojeni rutinën tuaj, përpiquni që të bëni diqka krejt ndryshe se që e keni bërë më herët.

Nuk ka arsyetime, mos e mashtroni veten tuaj dhe të thoni “Vetëm edhe një cigare” sepse ju shumë shpejt vazhdoni t’a kërkoni edhe një edhe një…

Trajtojeni veten mirë me paratë që ju keni blerë duhan, mbledhini ato dhe bëni dhurat vetes me diqka të bukur të cilën nuk e keni pasur.

Keni kujdes në ushqim, hani sa më shumë pemë dhe perime, ato janë shumë më të mira se ushqimet e ëmbla.

Kaloni çdo ditë bukur, sepse çdo ditë pa një cigare është një lajm i mirë për shëndetin tuaj, për rrethin tuaj dhe për xhepin tuaj, transmeton albeu.com