Fidanishtja

Këshillat e duhura për një mëngjes korrekt

/ 2 minuta lexim

Mëngjesi është vakti kryesor më i rëndësishëm për nisjen e ditës. Ky vakt na furnizon me energjinë e nevojshme për përballimin e aktiviteteve të ditës. I rëndësishëm për të rriturit dhe themelor për fëmijët, kështu që nuk duhet kapërcyer asnjëherë.

Mosngrënia e mëngjesit mund të rrisë urinë dhe nervozitetin, duke çuar në ngrënie të gabuar dhe mbipeshë.

Në të kundërt, ngrënia e një mëngjesi të bollshëm është ideal për të ruajtur gjendjen e mirë shëndetësore. Për të mos kapërcyer vaktin e mëngjesit mundohuni të vini zilen e zgjimit disa minuta para, në mënyrë që të hani me qetësi. Ngrënia e një fruti, dy biskotave apo diçkaje të vogël, nuk është aspak e shëndetshme.

KKGJILAN

Për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm, frutave të stinës shtojuni qumësht ose kos, feta biskota me marmalatë, ose pak bukë. Një mëngjes i tillë përmirëson edhe aparatin tretës. Ngrënia shumë shpejtë apo shumë vonë në mëngjes, në të dyja rastet është një gabim i rrezikshëm.

E rëndësishme është që të hani mëngjes me qetësi dhe brenda një ore nga zgjimi në mënyrë që të garantoni energjitë e domosdoshme dhe të ndiheni të ngopur. Mbi të gjitha qysh në zgjim pini një gotë ujë, në mënyrë që të pastroni organizmin dhe ta mbani të hidratuar.