Këshilla verore për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Sëmundjet kardiake janë ndër më problematiket në vendin tonë dhe numri i të sëmurëve është tepër i madh. Në këto ditë të nxehta vere është mirë që gjithsecili të kujdeset që jo thjesht të mos e përkeqësojë gjendjen, por as të mos stimulojë sëmundje të tilla.

Në një intervistë për gazetën “Shëndet+”, mjekja kardiologe në urgjencën e QSUT-së, Somida Kuka, thotë se të gjithë mund ta shijojnë verën, por duke u treguar gjithnjë të kujdesshëm, si dhe duke eliminuar sa më shumë ngrënien në fast-food.

Doktoreshë, si mund të shmangen problemet e zemrës gjatë periudhës së verës?

Patologjitë tona zakonisht janë kronike. Njerëzit nuk tregojnë kujdes, dalin në periudha të papërshtatshme, nuk ushqehen mirë në këtë periudhë, një gjendje mungesë lëngjesh, një jovaskularizim pra nëse kontrollohen këto elemente mund të shmangen edhe sëmundjet e zemrës. Është edhe keq jetesa, moshat e mëdha nuk duhet të dalin pas orës 10, para orëve të pasdites, sepse janë periudha të papërshtatshme.

Cilat janë aktivitetet që këshillohen të kryhen gjatë ditës, sepse dihet që vapa fillon herët?

Ne këshillojmë që gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë orëve të darkës njerëzit duhet të bëjnë shëtitje që për sëmundjet koronare duhet rreth 30 min çdo ditë njerëzit duhet të ecin ose kush është moshë edhe më e re mund edhe të vrapojë. Një aktivitet fizik që përfshin ecjen në këmbë dhe jo në makinë, në formë shëtitjesh duhet të jetë minimumi 20-30 minuta çdo ditë.

Fundamenti

Si mund të parandalohen sëmundjet e zemrës te personat që janë diabetik apo personat që vuajnë nga hipertensioni, hipotensioni?

Normalisht që këto patologji i shtojnë faktorët tanë të rrezikut, por duke u trajtuar mirë, duke mbajtur dietën e përshtashme, duke mbajtur glicemitë apo duke kontrolluar tensionin ne mund të parandalojmë këto sëmundje. Ndjekja e mirë nënkupton kontrollin, EKG-n, matjen e tensionit, duke shmangur edhe dietën brenda për diabetikun edhe mënyrën e ushqimit që favorizon sëmundjet tona domethënë është një ndjekje në dinamikë, në shumë drejtime, thjesht duhet menaxhuar mirë.

miremengjes plazhÇfarë ushqimesh këshillohen të konsumohen gjatë kësaj periudhe?

Përgjithësisht themi që lëngjet nuk duhet të mungojnë kurrë, frutat, perimet, këto janë format më të mira të ushqyerjes. Gatimet asnjëherë nuk duhet të jenë në drejtim të formave të skuqura ose me gjalp, me dhjamë, gjëra që ne nuk i kemi qejf, sepse kanë ato yndyrnat e saturuara që shtojnë sëmundjen tonë.

A këshillohet konsumi i kafes, alkoolit? Nëse po. deri në çmasë?

Për çështjen e alkoolit ne e përjashtojmë fare. Në drejtim të sëmundjes koronare, alkooli predisponon për aritmi në këtë periudhë dhe në esufiçencat kardiake ul funksionin e zemrës. Kafja teprohet pak nga shqiptarët, por nëse do jetë në masën e duhur që nënkupton 1 kafe në ditë, nuk do të ishte aspak problem./gazeta shendeti/