UBT

Këshilla të thjeshta për t’u mbrojtur nga gripi dhe ftohja

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit nuk duhet të mbylleni në shtëpi në të ngrohtë, por të dilni, pasi të jeni mbështjellë mirë dhe të ecni për të paktën 30-45 minuta pesë ditë në javë. Në fakt në ambientet e mbyllura jeni më tepër në kontakt me njerëzit dhe si pasojë mund të merrni virusin.

Ekzistojnë disa rregulla të pashkruara që duhet t’i respektojmë çdo ditë për të parandaluar sëmundjet e stinës. Ja cilat janë udhëzimet që duhet të ndiqni. Me këtë klimë të ftohtë, me lagështirë, erë dhe ndryshime të temperaturës është e lehtë të sëmuresh. Gripi, kolla, dhimbjet e fytit janë kryefjala e stinës së vjeshtës. Por ja disa këshilla të thjeshta për t’u mbrojtur nga virozat dhe për të forcuar sistemin tuaj imunitar.

Qëndroni në ajër të pastër dhe bëni sport

Gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit nuk duhet të mbylleni në shtëpi në të ngrohtë, por të dilni, pasi të jeni mbështjellë mirë dhe të ecni për të paktën 30-45 minuta pesë ditë në javë. Në fakt në ambientet e mbyllura jeni më tepër në kontakt me njerëzit dhe si pasojë mund të merrni virusin. Edhe aktiviteti fizik, sidomos në ajër të pastër, forcon sistemin imunitar.

Pushim dhe ushqim të shëndetshëm

Eco Higjiena

Gjithmonë është e vështirë të gjesh kohën për t’ia kushtuar vetes, duke qenë se jeni shumë të angazhuar me punën, familjen, miqtë etj. Por është e domosdoshme që të bëni fizkulturë, sepse stresi rrit mundësinë e marrjes së ndonjë ftohjeje, ose më keq gripin. Përveç të tjerash, njerëzit e stresuar janë të prirur të ushqehen keq, shumë pak, ose në mënyrë pak të shëndetshme. Për të shmangur rreziqet e mundshme duhet t’i kushtoni rëndësi edhe vetes, të bëni atë që ju pëlqen, të qetësoheni dhe të çliroheni prej të gjitha angazhimeve ku vareni.

Lani duart shpesh

Viruset e gripit mbijetojnë nga dy deri në tetë orë te dorëzat e dyerve dhe mbi sipërfaqe të ndryshme, si tryezat etj. Si pasojë është shumë e lehtë që të sëmureni në ambientet e punës, por mund ta shmangni duke larë shpesh duart dhe duke u përpjekur të mos prekni sytë, hundën dhe buzët.

Gjumi i ëmbël

Nëse për një natë nuk bëni gjumë të rehatshëm, ose nuk plotësoni orët e duhura, nuk prish punë. Por nëse e bëni rregull duke fjetur më pak se 7 orë për shumë net me radhë, atëherë jeni të predispozuar të sëmureni. Sporti “gudulis” gjumin, por këtë rregull duhet ta zbatoni jo në orët e vona të mbrëmjes. Në rast të kundërt (pra kur nuk kryeni asnjë lloj aktiviteti fizik), organizmi mund të rëndohet dhe si pasojë mund të çorientohet gjumi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.