RCCOLA

Këshilla për dobësim të shpejtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për të humbur kilogramë sa më shpejt duhet të respektoni rregulla më strikte. Duhet të jeni vazhdimisht në lëvizje, të vraponi përveçse të bëni ushtrime aerobike, të përdorni litarin apo të dini t’i realizoni edhe ushtrimet më të thjeshta.

Ndonjëherë mosbërja e saktë e tyre nuk jep rezultatin e duhur. Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë të dobësoheni.

– Lëvizni sa të mundeni: Nëse qëllimi juaj është të dobësoheni sa më parë atëherë e vetmja këshillë që do të vlente vërtet është të lëvizni sa të mundeni. Përveç palestrës dhe ushtrimeve aerobike do t’ju duhet të lëvizni dhe në ambiente të tjera. Mund të bëni vrap apo të harroni autobusin. Ecni në këmbë. Është një nga mënyrat më efikase për të djegur kaloritë e tepërta.

Hidromorava

– Kërcimi me litar: Kërcimi me litar paraqet një formë të shpejtë për të plotësuar ushtrimet aerobike. Kështu, bëni një interval të shkurtër, gjatë të cilit vetëm do të kërceni litarin me qëllim që të shpenzoni sasi të mëdha të kalorive dhe t’i shkrini kilogramët e tepërt. Këtë ushtrim mund ta praktikoni dhe në shtëpi apo oborrin e shtëpisë. Nuk është e thënë që duhet të shkoni patjetër në palestër, shkruan Zëri.

– Mos u mbështetni shumë: Derisa jeni duke bërë ndonjë ushtrim vrapimi në ndonjërën nga pajisjet mekanike, të cilat kanë mbajtëse për duar mos u mbështetni shumë, por vetëm vendosni duart. Njerëzit, të cilët mbështeten shumë në mbajtëset për duar humbasin efikasitetin e ushtrimit.

– Konsumoni sa më tepër lëngje: Nëse ushtrimet tuaja zgjasin më shumë se 90 minuta, është më mirë të pini lëngje sportive sesa ujë të zakonshëm. Pijet energjetike na mundësojnë të kompensojmë energjinë dhe lëngjet e humbura, sepse përmbajnë sheqerna dhe ujë.