UBT

Këshilla kur në gojë janë të pranishëm trupa të huaj

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kur në gojë janë të pranishëm trupa të huaj si ura, implante, proteza fikse apo të lëvizshme, aparate buzeqeshjeortodontikë, etj, duhet pasur edhe më shumë kujdes me higjienën, duke e përshtatur atë sipas rastit.

Për aparatet fikse ortodontike ka furça specifike, kurse për protezat e lëvizshme ka në treg tableta eferveshente që shkrihen në enën me ujë dhe bëjnë një pastrim në thellësi të tyre.

Për rezultate gjithmonë e më të mira, duhet bërë një ndjekje e vazhdueshme nga mjeku stomatolog në formën e konsultave çdo 6 muaj që shpesh shoqërohen edhe me pastrimin e gurëzave dhe cipave.

Mobi Casa

Ndjekja në vazhdimësi dhe bashkëpunimi afatgjatë siguron, me pak durim, një higjienë optimale dhe gjendja normalizohet.

Në raste të veçanta mund të rekomandohen trajtime më specifike si antibiotiko-terapi, kyretazh gingivar, lëmim i rrënjës, lazer-terapi dhe kirurgji.

Nga stomatologia Ogerta Ismaili