FIDANISHTJA

Këshilla efikase kundër lodhjes

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Për të gjetur energjinë, për të larguar ndjenjën e lodhjes e cila duket sikur nuk kalon kurrë, ja disa këshilla.

Mes ndryshimit të sezoneve, një periudhë pa pauza apo një moment veçanërisht stresues në aktivitetin tuaj, është shumë e lehtë të ndjehemi të lodhur dhe pa energji.

Kontakt me natyrën

Këshilla e parë kundër lodhjes që duhet të provoni është kontakti me natyrën, mjafton një cep në një park me një liqen, apo bar etj e rëndësishme është të qëndroni në natyrë për të rigjetur vetveten, mbase të uleni në një stol dhe të dëgjoni çfarë ndodh rreth jush. Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Bëjeni gjatë pushimit të drekës, do t’u rigjeneroje dhe do të zhduk atë ndjenjw sfilitjeje, apo në mbrëmje para se të shkoni në shtëpi.

Fund javë duke ndjekur ritme spontane

Rezervoni një fund javë vetëm për ju dhe ndiqni thjeshtë ritmet fizike të trupit tuaj, pa u sforcuar. Mos e vini zilen dhe zgjohuni vet. Hani kur të keni uri, pa e parë orën. Nëse gjatë ditës ju ndodh që të dremitni në divan, lëreni që gjumi t’u marrë. Të themi se është mirë të keni një “përtaci” të shëndetshme, pa qenë të detyruar të jeni në ankthin e impenjimeve të çdo lloji.

Hidromorava

Sport ne mëngjes

Mbase do t’u duket një marrëzi, por të bëni aktivitet fizik arrin t’u largojë lodhjen mbi të gjitha atë mendore. Përpiquni ta bëni në mëngjes, mjafton një ecje e shpejtë prej 30 minutash, mbase ditët e para do t’u duket sikur do të përkeqësoheni, por shumë shpejt do t’u behet një zakon i mirë.

Muzikë, muzikë, muzikë

Një këshillë tjetër efikase kundër lodhjes janë shtatë notat. Nëse mundni, dëgjoni muzike para se të shkoni në punë, muzikën tuaj të preferuar. Apo gjatë pushimit, mbase kur të shkoni në shtëpi edhe mund të kërceni. Kërcimi është terapeutik, largon lodhjen.

Ndiqni pasionet tuaja

Për një orë në ditë apo me ditë të alternuara, dedikojuni një hobi, filloni të gatuani nëse nuk e bëni shpesh, kultivoni një mini kopsht në ballkon, vizatoni, shkruani dhe shumë të tjera. Ti dedikoni kohë këtyre gjerave është një anti-stres shumë i mirë dhe shumë efikas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.