Hidromorava

Këshilla e Vllasit për Albin Kurtin para takimit të Ohrit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq pritet të takohen më 18 mars në Ohër.

Ky takim vjen pas takimit të 27 shkurtit, në të cilin kryeministri i Kosovës ishte shprehur i gatshëm që të nënshkruaj marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian, por jo edhe presidenti serb.

Por, cilat janë pritjet nga ky takim të njohësve të çështjeve politike.

Analisti politik, Azem Vllazi thotë se nëse Vuçiq, akoma blen kohë dhe kërkon koncesione të reja në dëm të Kosovës, Kurti duhet të kërkoj largimin e Kosovës nga Kushtetua e Serbisë.

Fundamenti

“Gjatë takimit në Ohë mes Kurtit e Vuçiqit mund të pritet vazhdim i bisedave për agjendën e zbatimit të Marrëveshjes së aprovuar me 27 shkurt, por jo diçka e re. Vuçiqi mund të kërkoi të aprovohet çasja dhe ideja e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe si entitet i veçantë me autorizime ekzekutive dhe e lidhur drejtpërdrejt me pushtetin e Serbisë. Kjo nuk duhet të pranohet”, ka thënë ndër të tjera Vllasi për IndeksOnline.

Më tutje, ai ka thënë se Vuçiq do ta përsëris qëndrimin e vet për mosnjohjen e Kosovës.

“Në Ohër me 18.03. nuk do të ketë nënshkrim. Siç ka deklaruar z. Lajçak kjo do të ndodhë me një rast pak më solemn”, ka shtuar Vllasi.

Kujtojmë se PDK-LDK, NISMA dhe PSD e kanë kundërshtuar planin e njohur si franko-gjerman. Deri tash vetëm AAK e Ramush Haradinajt është deklaruar në favor të këtij propozimi./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.