FIDANISHTJA

Këshilla e dermatologut: Perimet e gjelbra lehtësojnë inflamacionin dhe skuqjen në fytyrë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mund ta përmirësoni lëkurën tuaj nëse i bëni disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetës, të tilla si marrja e mjaftueshme e vitaminave dhe zvogëlimi i stresit.

Gjithashtu, duke konsumuar sasi të mëdha të perimeve të gjelbra, ju mund të zvogëloni inflamacionin dhe skuqjen.

Dr. Muneb Shah ka thënë për Insajderin se një dietë e pasur me perime mund të japë rezultate më të mira, transmeton Telegrafi.

– U rekomandoj njerëzve që të rrisin konsumin e perimeve të gjelbra siç janë brokoli dhe spinaqi për një lëkurë me dukje më të mirë, thotë ai.

UBT

Nëse hani sasinë e duhur të perimeve të gjelbra, mund të jeni i sigurt se do të merrni të gjithë klorofilin e nevojshëm.

Shahu shpjegon se perimet janë të rëndësishme sepse antioksidantët e bimëve mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe skuqjen.

Antioksidantët mund të ndihmojnë lëkurën të riparohet më shpejt, gjë që mund të zvogëlojë skuqjen ose ënjtjen në fytyrë, por gjithashtu lehtëson vragat e puçrrave.

“Për shkak të vetive të tyre shëruese, perimet e përfshira në një dietë të ekuilibruar mirë mund të zbardhin vragat e akneve falë klorofilit “, thotë dr. Shah. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.