Uji Dea

KESCO-ja diskriminon konsumatorët me planin ABC të reduktimeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Disa rajone të Kosovës janë përballur me reduktime të energjisë elektrike deri në katër orë. Drejtues të Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kanë thënë se reduktimet e energjisë elektrike janë aplikuar për shkak të rritjes së papritur të konsumit të energjisë elektrike gjatë ditëve sa kishte rënie të temperaturave.

E reduktimet i kanë bërë në bazë të planit ABC, një plan i miratuar në kohën kur Kosovës i mungonte në masë të madhe energjia elektrike, shkruan sot “Koha Ditore”.

UBT

Por, kriteret për kategorizim tashmë nuk ekzistojnë pasi KEDS-i ka arritur të ketë nivel rekord të inkasimit të energjisë së faturuar. E kriteri tjetër për kategorizim, humbjet teknike, janë përgjegjësi direkte e KEDS-it të cilët janë zotuar se do t’i investojnë 300 milionë euro në përmirësimin e rrjetit.

Në bazë të këtij plani, kryeqyteti del të jetë më i privilegjuar nga KESCO-ja. Në Prishtinë, në të cilin janë të përqendruara institucionet e shtetit dhe shumica e udhëheqësve të tyre, nuk është vërejtur shumë emergjenca në furnizim me energji elektrike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.