Mobi Casa

“Kësaj salle i mungon Rugova e Thaçi”, Rama: Njohja përfundimtare e Kosovës do të vij shumë shpejt

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalim në mbledhjen e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, për nder të 110 vjetorit të pavarësisë.

Rama u shpreh se kjo është një ditë e bukur për faktin se në sallën e Kuvendit të Shqipërisë kanë arritur të mblidhen njerëz të cilët nuk do të donin të ishin bashkë as në një mëhalle.

Rama u shpreh besimplotë se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë shumë më shpejt se ç’u desh për të shpallur pavarësinë si shtet, ndërsa solli në vëmendje fakti se edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi kanë sot një kryeparlamentar dhe kryeministër.

Uji Dea

“Shqiptarët nuk ishin asnjëherë më mirë në raport me të huajt sesa tash. Përsëri edhe sot nuk besoj që shqiptarët janë më mirë në raport me vetveten. Nuk besoj që do ta kishte imagjinuar dikush që në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kosova do të ishte e lirë dhe e pavarur. Nuk do ta kishte besuar dikush që në Maqedoninë e veriut do të ishte shqipja gjuhë zyrtare, në 110 vjetorin e pavarësisë ose në këtë përvjetor në Mal të Zi të ishte një kryeministër shqiptar”, deklaroi Rama.

Sipas Ramës, janë dy emra që i mungojnë sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama./Telegrafi/