Eko Higjiena

Kerry uron Mustafën, pret nga Qeveria luftimin e korrupsionit dhe krijimin e Gjykatës Speciale

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka uruar Kosovën për formimin e qeverisë së re. Në një kumtesë të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, thuhet se “ky koalicion qeveritar do të demonstrojë vitalitetin e Kosovës demokratike dhe institucioneve të saj politike”.

“Përshëndesim Presidenten Jahjaga për lidershpinin e që ka treguar që të sigurojë që ky tranzicion të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, thuhet veç tjerash në kumtesë.

Eco Higjiena

“Ne presim që qeveria të punojë në mënyrë gjithë-përfshirëse me të gjitha komunitetet, dhe me seriozitet ta adresojë çështjen e korrupsionit”, thuhet në letrën e Kerryt.