UBT

Kerry: SHBA-të s’e vënë në rrezik Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ua ka bërë të qartë udhëheqësve të vendit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e mbështesin asnjë marrëveshje, e cila do ta rrezikonte sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Kemi investuar shumë së bashku që të mos lejojmë që e ardhmja e Kosovës të vihet në rrezik”, është shprehur Kerry. Këto komente Sekretari Kerry i ka bërë dje gjatë një takimi rreth dyorësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku ka takuar kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviqin. Ai, po ashtu, ka kërkuar nga partitë opozitare në Kosovë që të heqin dorë nga përdorimi i dhunës dhe që të gjendet një marrëveshje përmes dialogut.

Sekretari Kerry ka pohuar se vendimet e Kosovës nuk kanë qenë të lehta, por, sipas tij, aftësia e përfaqësuesve të vendit për t’i bërë ato për të mirë të vendit, quhet lidership. Ai në emër të presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, ka përgëzuar udhëheqësit e Kosovës për këtë lidership. Më tej ai ka kërkuar që të gjendet një rrugë e përbashkët nga të gjitha partitë parlamentare, pasi sipas Kerry-t, gazi lotsjellës nuk ka vend në Kuvend.

Uji Dea

“Duhet të gjendet një rrugë e përbashkët dhe kjo është kryesore për Kosovën. Ne në SHBA vijmë nga parti të ndryshme, por kemi gjetur gjuhë të përbashkëta. Ne e kemi kuptuar këtë rrugë që ta lëmë prapa luftën. Debati duhet të ndodhë në demokraci.

Nuk ka vend për gaz lotsjellës në Kuvend. Të gjitha partitë duhet të largohen nga dhuna dhe të gjejnë rrugën e përbashkët”, ka potencuar Sekretari amerikan./zeri/