UBT

Kerry: ShBA nuk mbështet asnjë marrëveshje që cenon territorin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në këtë konferencë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry falënderoi Mustafën për mikpritjen, që ai e quajti të mrekullueshme, duke përmendur posterët dhe flamujt amerikanë.

“Këto gjëra kanë të bëjnë me respektin që keni ndaj shtetit tonë”, tha Kerry.

Ai kërkoi ndjesë për kohëzgjatjen e vizitës, duke premtuar që do të vijë përsëri në Kosovë.

“Ardhja ime ka qenë këtu sepse pas vizitës këtu do të shkoj edhe në Beograd, për të folur në lidhjen me Dialogun”, tha Kerry. “Në takimin që patëm me Thaçin, Mustafën e Stojanoviqin folëm për ekonominë, sfidat në parlament por folëm edhe për mundësitë”.

Nënshkrimi i MSA-së, sipas Kerryt, paraqet hap të madh në integrimin e Kosovës dhe ky process po ecë shumë mirë.

“Nënshkrimi i Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, bashkë me MSA-në, ka mbështetjen tonë dhe të Obamas, dhe ne nuk e vendosim në rrezik kurrë Kosovën”, tha Kerry.

Uji Dea

Ka nisur konferenca e sekretarit Kerry dhe kryeministrit Mustafa

16:10 – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, kanë nisur konferencën për media në aeroportin “Adem Jashari”.

“Ne jemi të përkushtuar për miqësi të përhershme për shtetin amerikan dhe ndjejmë përgjegjësi për ato të mira”, tha Mustafa.
Kryeministri Mustafa tha se pas MSA-së, kosovarët liberalizimin e vizave.

“Përkundër veprimeve të opozitës kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, ne do të vazhdojmë dialogun. Ftojmë opozitën për dialog politik”, tha Mustafa.

http://koha.net/?id=27&l=87040