Uji Dea

Kerry nuk ua ndryshoi mendjen opozitës, vazhdojnë me protestë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Pas takimit ndërmjet partive opozitare ata kanë dalë në një konference për media. Opozita ka thënë se kanë diskutuar për përgatitjet e manifestimit në Gjakovë dhe se do të vazhdojnë me të tjerat në disa qytete kryesore të Kosovës. Kurse për vizitën e Kerryt ata thanë se ai konfirmoi qëndrimet e opozitës kundër marrëveshjeve dhe se ato janë të dëmshme për vendin.

Visa Ymeri, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se manifestimi i të shtunës do të jetë i njëjtë me atë të 28 nëntorit.

“Do të kemi një valë të manifestimeve të tilla në disa qytete kryesore të Kosovës”, tha ai. Ndërsa për vizitën e kryediplomatit amerikan, John Kerry, tha se për keqardhje ai qëndroi vetëm në aeroportin e Prishtinës.

Mobi Casa

“Ai konfirmoi qëndrimet e opozitës kundër marrëveshjeve dhe se ato janë të dëmshme për vendin”.

E Ramush Haradinaj tha se nëse do të anulohen apo rishikohen marrëveshjet atëherë sigurisht që as ShBA nuk do t’i kundërshtojnë.

Ndërsa Bilall Sherifi nga radhët e Nisma’s për Kosovës ka thënë se përderisa nuk ka ndryshuar asgjë në raport me kërkesa e opozitës, atëherë edhe qëndrimet mbesin të njëjta./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.