Hidromorava

Kerry nuk e zgjidh bllokadën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së tij zyrtare më 2 dhjetor të këtij viti në Kosovë nuk do të diskutojë me zyrtarët vendorë për zgjidhjen e bllokadës politike në Kuvend.

Këtë e kanë konfirmuar të mërkurën për gazetën “Zëri” zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, duke bërë të ditur se vizita e sekretarit Kerry është dëshmi e miqësisë së fortë mes SHBA-së dhe Kosovës.

FITORJA

Ata nuk kanë mundur të japin as detaje të takimeve të sekretarit Kerry në vend. “Orari i vizitës së sekretarit Kerry nuk është finalizuar ende, prandaj ne nuk mund të flasim për takime të veçanta që mund të mbahen gjatë vizitës së tij në Kosovë. Vizita nuk është e lidhur në asnjë mënyrë me situatën aktuale politike, por është dëshmi e miqësisë së fortë mes SHBA-së dhe Kosovës, si dhe përkushtimit të fuqishëm të SHBA-së ndaj Kosovës”, ka deklaruar për “Zërin” zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Michelle Schohn.

Departamenti i Shtetit amerikan ka konfirmuar të martën se John Kerry më 2 dhjetor do ta vizitojë Kosovën. Kerry do të vizitojë disa vende evropiane dhe ballkanike, duke përfshirë këtu Francën, Belgjikën, Kosovën, Serbinë, Qipron dhe Greqinë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.