Fundamenti

Kerry në Kosovë për korrupsionin, dialogun dhe ISIS-in

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Sekratari Amerikan i Shtetit, John Kerry, në vizitën e parë në Ballkan si kryediplomat amerikan të mërkurën do të nënvizojë brengën për mungesën e progresit në Kosovë, 16 vjet pas luftës të udhëhequr nga SHBA e cila e vendosi Kosovën në rrugën e pavarësisë, shkruan Reuters.Kosova përballet me një krizë vazhdimisht e më të thellë politike në raport me marrëdhëniet e saja me Serbinë përball një frustrimi të përhapur për mungesë të progresit në demokraci, korrupsion e integrim Perëndimor.

Vendi kryesisht mysliman, por jashtëzakonisht laik, mbetet shumë pro-amerikane, por ka shqetësime në Perëndim mbi rrezikun e radikalizmit të të rinjve kosovarë të pakënaqur e të papunë.

Së paku 200 prej tyre besohet se i janë bashkuar militantëve islamikë në Siri e Irak, raporton Reuters.

Vizita e shkurtër e Kerryt, sipas një zyrtari të lartë amerikan që i ka thënë Reutersit, ka për qëllim të “tregojë përkrahjen ndaj procesit të shtetndërtimit demokratik, për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për bisedimet për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi”, transmeton Koha.net.

Këto bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian kanë për qëllim të përmirësojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia nuk e njeh ish-provincën e saj si sovrane, duke komplikuar kështu rrugën e saj drejt njohjes së plotë ndërkombëtare.

Aleati i fuqishëm i Serbisë, Rusia, dhe pesë shtete anëtare të BE-s, gjithashtu refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Për javë të tëra, Kosova është përfshirë nga trazira dhe skena të përsëritura të ligjvënësve opozitarë që kanë hedhur gaz lotsjellës në parlament.

Këto protesta, më e fundit prej të cilave ndodhi të hënën, janë të drejtuara kundër një marrëveshjeje të propozuar për t’iu dhënë serbëve të Kosovës pushtet më të zgjedhura lokal dhe t’u mundësohet atyre që të kenë financim nga Beogradi. Opozita beson se këta hapa mund të kërcënojnë pavarësinë e Kosovës.

RCCOLA

“Frustrim i madh”

Zyrtari më tej i ka thënë Reutersit se Kerry do të ngre çështjen e kosovarëve që shkojnë për të luftuar në Siri para se të udhëtojë për në Beograd për një tubim të 57 shteteve anëtare të OSBE-së, që sipas të gjitha gjasave, temë kryesore diskutimi në të do të jetë lufta në Siri dhe kërcënimi nga Shteti Islamik.

Fakti se sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, në rrugëtimet e tij të gjata, që arrijnë në mbi 1 milion kilometra në këto pothuajse tre vjet në këtë post, do të vizitojë vetëm tani Ballkanin, në disa mënyra po konsiderohet si një shenjë e suksesit në rajon i cili vetëm dy dekada më parë ishte në luftë.

Megjithatë, analistët thonë se në rajon ka pakënaqësi të mëdha, sidomos në Kosovë. Shumë kosovarëve po u rritet zhgënjimi me hapat e ngadalshëm të progresit drejt integrimeve evropiane dhe drejt lëvizjes së lirë, nga mungesa e vendeve të punës dhe prosperitetit.

“Në Kosovë zhgënjimi i madh është në rritje pasi që po bëhet e qartë dita-ditës se premtimet dhe shpresat e ndërlidhura me pavarësi nuk po realizohen”, ka thënë Gerald Knaus, kryesues Iniciativës për Stabilitet Evropian.

Ndërkaq, Ardian Arifaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vizita e Kerryt do të ofrojë një “shtytje për politikën e brendshme që të vazhdojmë me punën tonë” dhe ka treguar se “jemi qartazi në rrugë të drejtë”.

SHBA-të vazhdojnë të gëzojnë përkrahje të madhe në mesin e kosovarëve.

“Nëse amerikanët nuk do të na ndihmonin më 1999, dot do të isha në ndonjë varr… apo në ndonjë vend të huaj”, ka thënë mësuesi Ymer Sylejmani, 64-vjeç. “Por ndonjëherë ata edhe bëjnë gabime sepse po i përkrahin disa hajna këtu – politikanët tanë”.