Uji Dea

Kerry: Kuvendi nuk është vendi ku duhet të hedhet gaz lotsjellës apo ku bëhen kërcënime

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari Kerry iu ka referuar edhe zhvillimeve në Kuvend duke thënë se aty nuk duhet të hedhet gaz lotsjellës.

“Kuvendi nuk është vendi ku duhet të hedhet gaz lotsjellës apo ku bëhen kërcënime” ka thënë ai.

Kerry po ashtu ka theksuar se të gjithë duhet ta dënojnë dhunën./express/

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në konferencën e përbashkët me kryeministrin Isa Mustafa nuk ka harruar që ta falënderojë kryeministrin për respektin që ia ka bërë me vendosjen e flamurit amerikan si dhe me pritjen që atij i është bërë.
“Është një rrugëtim i rëndësishëm që kemi bërë së bashku. Ju kërkojë ndjesë për këtë vizitë të shkurtër. Kam premtuar se do të vijë në një vizitë më të gjatë kur të kem më shumë kohë”.

“Në emër të presidentit Obama ju kam sjellur përshëndetjet e tij dhe angazhimin e fuqishëm të SHBA për pavarësinë e Kosovës. Folëm për çështje ekonomike, të sigurisë, tranzicionit, sfidave në parlament”, ka shtuar më tej Kerry.

Sipas sekretarit Kerry, nënshkrimi i MSA-së paraqet një hap të madh, këto fitore janë rezultat direkt i vullnetit të Kosovës për të bërë progres në dialogun me Serbinë.

Ndërkaq sa i përket marrëveshjeve me Serbinë, Kerry ka theksuar se SHBA-të janë të vetëdijshme që nënshkrimi i tyre nuk ka qenë vendim i lehtë – aftësia për t’i bërë ato për të mirën e vendit quhet lidership.

Fundamenti

“SHBA janë të kënaqura me demonstrimin e rezultateve për t’i bërë gjërat, që t’i ndryshoj gjërat, në kuadër të dialogut me Serbinë. Ne nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që do të kërcënonte sovranitetin, pavarësinë e Kosovës. Ne kemi investuar shumë për të ardhmen e Kosovës dhe nuk do ta vendosnim të ardhmen e Kosovës në rrezik”, ka thënë ndër tjerash Kerry. /Telegrafi/

Sekretari amerikan i shtetit dha një mesazh të fortë për politikën kosovare, në veçanti për veprimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.
“Duhet të respektohet ligji dhe liria e shprehjes në Kuvend. Dhuna është e papranueshme. Në Kuvendin e Kosovës duhet të ketë një vend ku duhet të ketë debat të rëndësishëm, ku njerëzit dëgjojnë njëri tjetrit, pavarësisht sa jeni kundërshtar me njeri tjetrin. Kjo sjell ide të reja, për një rrugë të përbashkët. Ne kemi partitë tona të ndryshme por kemi gjetur gjuhë të përbashkët për të ecur përpara”, ka thënë Kerry.

Ai tutje kujtoj se debati duhet të bëhet në Kuvend dhe të largohet nga dhuna atje.

“Debati duhet të ndodh në demokraci veçmas në Kuvend që është vend i shenjtë – nuk është vend për gaz lotsjellës. Të gjitha partitë duhet të largohen nga përdorimi i dhunës dhe të gjejnë rrugën e përbashkët. Rruga e përbashkët do të ishte e njëjtë për të gjithë qytetarët pavarësisht etnisë, apo përkatësisë seksuale”, tha sekretari amerikan.

Kerry inkurajoj Kosovën që të themeloj Specialen që do të hetoj pretendimet për krime në luftën e fundit në Kosovë.

“Kërkoj nga liderët e Kosovës që ta luftojnë korrupsionin dhe të gjitha rastet korruptive të luftohen dhe të gjitha ta që gjinden fajtorë të dënohen. SHBA do të qëndroj pranë Kosovës në të gjitha këto procese”, tha sekretari Kerry.