GRANDEMALL

Kerry hedh poshtë akuzat e Daçiqit për Kosovën ‘si ISIS’

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryediplomati amerikan i ka shkruar Hashim Thaçit, duke e ka lavdëruar qasjen e Kosovës për anëtarësi në UNESCO dhe duke kundërshtuar tentativat serbe për të ngjyrosur Kosovën si shtet radikal islamik.

Sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, i ka dërguar një letër zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçit, ku ka premtuar përkrahje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në mes tjerash, në këtë letër, siç mëson KosovaPress, sekretari Kerry ka deklaruar se e njeh punën e Qeverisë së Kosovës për anëtarësi në UNESCO dhe premton përkrahje të plotë që të bëhet ky hap i rëndësishëm që forcon demokracinë sovrane dhe multietnike të Kosovës.

UBT

Sekretari Kerry gjithashtu kundërshton akuzat e Serbisë dhe ministrit Daçiç, i cili akuzon Kosovën se është njësojë si ISIS. Në letrën e tij, Kerry thekson se “Kosova ka dëshmuar partneritet me bashkësinë ndërkombëtare për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe kjo e bën pjesëmarrjen e Kosovës në UNESCO edhe më të rëndësishme, sepse UNESCO mbledh anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare për t ë promovuar luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

Sekretari Kerry në letrën e tij thotë se “SHBA si partner i palëkundshëm dhe mik i Kosovës, do të punojnë me juve në muajt në vijim dhe është aktivisht duke bashkëpunuar me aleatët tjerë për të ndihmuar pranimin e Kosovës në UNESCO”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.