Mobi Casa

Kerry angazhohet për Kosovën në UNESCO

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari amerikan i shtetit do t’i shkruajë letër UNESCO-s, në të cilën i kërkon pranimin e Kosovës në gjirin e saj.Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO pritet të marrë një mbështetje të fuqishme, këto ditë. Mësohet se do të jetë vetë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, që do të angazhohet personalisht për këtë punë.

Burime të sigurta të televizionit Klan Kosova, thonë se Kerry do t’i shkruajë letër UNESCO-s, duke i kërkuar kësaj organizatë për arsim, shkencë e kulturë të OKB-së, ta pranojë në gjirin e saj shtetin e Kosovës.

Menjëherë pas këtij veprimi, do të ketë një sponsorisim të koordinuar të gjashtë shteteve të fuqishme të botës, anëtarë të Kombeve të Bashkuara, për ta shtyrë para kërkesën e Prishtinës.

Mobi Casa

Gjithë kjo ofansivë e miqve Perëndimorë pritet të rezultojë më sukses në vjeshtë, kur Kosova shpreson të bëhet anëtare e UNESCO-s.

Futja në këtë organizatë e bënë përgjegjës secilin vend anëtar, për trashëgiminë që ndodhet në territorin e tij.

Prandaj, Serbia është duke bërë çmos për ta penguar Kosovën të anëtarësohet, pasi një akt i tillë, e bënë Prishtinën, e jo më Beogradin, përgjegjëse dhe pronare edhe të katër monumenteve ikonike Patrikanën e Pejës, Manastirin e Deçanit, Graçanicën dhe Kishën e Premtes së Shenjtë në Prizren.