ARKATANA

Kërkojnë t’u njihet stazhi i punës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Punëtorët e Administratës Publike po kërkojnë që t’u njihet stazhi i punës gjatë viteve të nëntëdhjeta. Por, një mundësi të tillë po e hedh poshtë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Mësimdhënësit që kanë punuar gjatë viteve ’90-a tashmë kanë filluar të aplikojnë për njohjen e përvojës së punës për vitet e punës në këtë periudhë, ku kjo u hap rrugë që ata t’i përfitojnë pensionet kontributdhënëse. Kjo do të ndodhë nëse mësimdhënësit ofrojnë dëshmi në përvojën e punës prej 15 vjetësh atëherë ai mësimdhënës kalon në pensionin kontributdhënës varësisht nga kualifikimi i tyre. Por, kjo njohje e stazhit të punës nuk pritet të ndodhë edhe për kategoritë e tjera.

ARKATANA

Musa Demiri, zyrtar për informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për gazetën “Zëri” se sapo ka filluar procesi i aplikimit për mësimdhënësit dhe se ky proces është ende në fazat e fillimit. “Procesi i njohjes së stazhit të punës për mësimdhënësit që kanë punuar gjatë viteve të ‘90-ta sapo ka filluar dhe të gjithë aplikuesit që i kanë plotësuar kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi i marrin pensionet në kategorinë e pensionistëve kontributpagues”, ka thënë ai. Demiri ka bërë të ditur se kjo nuk pritet të ndodhë edhe për kategoritë e tjera, pasi që nuk ka bazë ligjore për një njohje të tillë.

Ai ka thënë se njohja e stazhit të punës ashtu siç është kërkuar nga Sindikata e Administratës Publike nuk pritet të ndodhë derisa të mos bëhen ndryshimet ligjore. “Me infrastrukturën aktuale ligjore janë të përcaktuara kriteret që duhen plotësuar për të qenë përfitues i pensionit për çdo skemë pensionale, nëse në ndërkohë do të ketë ndryshime ligjore atëherë ato do të respektohen edhe për kategoritë tjera”, ka thënë ai duke mos treguar se a pritet të ndodhin ndryshimet ligjore lidhur me këtë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.