FITORJA

Kërkojnë kohë për implementimin e ligjit për lojërat e fatit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Shkollat, çerdhet, kishat apo xhamitë në vend, janë të rrethuara me objekte të lojërave të fatit. Kështu ndodh në shumicën e komunave të Kosovës. Istref Veliqi, kryetar i Shoqatës së lojërave të fatit të Kosovës ka thënë për Kosovapress se ata janë të gatshëm që të respektojnë ligjin që parasheh që çdo objekt i lojërave të fatit të jetë larg 500 metra çdo institucioni fetar apo edukativo arsimor.

“Kemi dëshirë dhe dom ta zbatojmë ligjin, por neve na duhet kohë, sepse ne kemi bërë investime të mëdha, duhet kohë për të ndryshuar lokacionet, kemi lokale që kemi marrë me qera, që kemi parapagim për tre vjet qera ose një vjet edhe interpretimi i ligjit nga ATK ose shtetit, që thonë se 300 metra drejt për drejt larg lokaleve ose 500 metra larg nga institucionet fetare edukative arsimore, ne jemi plotësisht në parim për të zbatuar ligjin, mirëpo interpretimi i tij bëhet disa thonë, që në rreze, disa në vija ajrore, për neve rreze ose vijë ajrore nuk është konform ligjit”, thotë Veliqi.

Sipas tij, tashmë janë mbi 200 kërkesa që janë bërë në ATK nga pronarë të lojërave që kërkojnë zhvendosjen në lokacione tjera.

Zëvendësdrejtori i ATK , Nahit Sharku ka thënë për Kosovapress se këto kërkesa do të shqyrtohen. “ATK do të shqyrtoj me kujdes të gjitha elementet dhe kërkesat që kanë të bëjnë me ATK, do të shqyrtohen dhe do të merren parasysh dhe për pjesën tjetër që ka të bëjnë me ligjin dhe pjesën ligjore, ne i kemi sugjeruar Shoqatës t`i drejtohet organeve ligjvënëse, Kuvendit të Kosovës, Komisionit Parlamentar i cili ka ngritur çështjen si të tillë, çfarëdo vendimi që vjen nga këto institucione ligjvënëse nga instancat më të larta, ATK do t`i respektoj në përpikëri”, ka thënë ai.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës tha për Kosovapress se ligji duhet zbatuar, por që edhe Qeveria e Kosovës të përkrah bizneset private dhe tatimpaguesit.

“Është koha të krijohen efekte win win është e vërtetë që Kosova nuk duhet të jetë një politikë bërse që ta dëmtoj komunitetin e biznesit, mirëpo është obligim moral nga ana e bizneseve, që t`i përmbushin standardet e kërkuara me ligj”, thotë Gërxhaliu.

UBT

Zyrtarë të Doganave të Kosovës u janë përgjigjur shoqatës së lojërave të fatit se akcizën nuk e ka caktuar Dogana për shumën prej 500 eurosh për aparat në muaj. “Dogana e Kosovës nuk përcakton normat e akcizës ose nuk përcakton se sa duhet mbledhur në një aparat të caktuar të lojërave të fatit, por Dogana e Kosovës ka obligim të bëjë mbledhjen e tyre, se a është e lartë, unë besoj fuqishëm se te ardhja e këtij çmimi ka ardhur në bazë të barometrave që ata kanë deklaruar në ATK dhe njëfarë forme çmimi prej 500 deri në 600 euro sa paguajnë për një aparat të lojërave të fatit, është i saktë”, ka thënë zëdhënësi i Doganave të Kosovës për Kosovapress, Adriatik Stavileci.

Qytetarët e Kosovës kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë që lojërat e fatit të zhvendosen nga objektet fetare e edukativo- arsimore.

Agron Shurdhani thotë se ato që janë afër objekteve arsimore duhet të mbyllen. “Mendoi që është me vend dhe dëshiroi që ky aksion të shkoi konform ligjit, normalisht që bastoret duhet të jenë larg shkollave, larg vendeve ku zhvillohet arsimi dhe ka vende tjera ku mund të zhvillohen bastoret dhe lojërat e fatit tjera”, tha Surdhani.

Edhe Bekim Guraziu mendon se lojërat e fatit afër shkollave dëmtojnë më së shumti fëmijët. “Për mendimi tim kazinotë nëse janë afër shkollave, mirë janë të mbyllen sepse fëmijët mësohet të luajnë dhe këto gjëra për fëmijë nuk janë të mira”, thotë ky qytetar.

Në ditët në vazhdim shoqata ka paralajmëruar edhe hapa të tjerë, nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.