Fundamenti

Kërkoj 500 euro ryshfet, Bajram Vokshi dënohet me 6 muaj burg

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin ndaj të akuzuarit Bajram Vokshi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj burgim.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari, Afrim Shala ka shqiptuar dënimin, pasi që i njëjti kishte pranuar fajësinë, sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe ishte penduar thellë për kryerjen e kësaj vepre penale.

FIDANISHTJA

Gjykata gjeti se i akuzuari Bajram Vokshi, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ka kryer veprën penale, marrje e ryshfetit, pasi i njëjtit me datë 27.07.2012, në ora 17:40 minuta, në fshatin Hogosht Komuna e Kamenicës, në pozitën e personit zyrtar – teknik i pylltarisë në Drejtorin për Bujqësi në Kamenicë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasurore për vete, me dashje merr ryshfet për ta kryer në kuadër të autorizimeve të tij, një veprim zyrtar apo një veprim tjetër të cilin ai nuk duhej ta kryente, në atë mënyrë që i akuzuari kishte kërkuar 500 (pesëqind) Euro nga i dëmtuari A. K., që t’ia rregullonte dokumentacionin dhe të bëjë damkosjen e 100 metra kub dru, në malin i cili nuk ishte në pronësi të dëmtuarit – thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.