Mobi Casa

Kërkoi pagat që ia kishin borxh, Cikalleshi përjashtohet nga skuadra e Konyaspor

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sokol Cikalleshi nuk ka luajtur sot kundër Galasaray sepse drejtuesit e Konyaspor vendosën ta lënë jashtë listës së skuadrës.

Bashkë me sulmuesin shqiptar është lënë jashtë dhe portieri i parë Paul Bernardoni.

Ky vendim erdhi pasi dy lojtarët kërkuan të shlyheshin pagat e prapambetura, sipas mediumit turk “Webaslan”.

ARKATANA

Veprim i çuditshëm i klubit që luan në Superligën e Turqisë, pasi Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për Konyaspor, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje në portë.

Sulmuesi shqiptar ka 8 golat dhe 2 asistime dhe mban vendin e shtatë në renditjen e golashënuesve në elitën e futbollit turk.

Tani pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim, pasi sot u vërejt mungesa e tyre në fushë, ku Konyaspor u mposht nga Galatasaray me rezultat 3-0. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.