ARKATANA

Kërkohet unitet nga të gjitha partitë për vazhdimin e dialogut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Grupi për studime politike dhe juridike ka vlerësuar se i gjithë spektri politik i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës duhet të dakordohet me një platformë për dialogun dhe fazën finale të tij, raporton “Zeri.info”.

Sipas GLPS të gjitha partitë politike në Kosovë duhet të orientojnë politikën e tyre mbi një numër parimesh të cilat duhet të reflektojnë si pritjet minimale të Kosovës nga procesi i dialogut dhe vijat e kuqe mbi të cilat nuk mund të ketë negociim.

Përparim Kryeziu nga GLPS tha se ky grup e ka përcjell nga fillimi këtë dialog dhe vlerëson se duhet dakordim partiak dhe parimor për dialogun. Për këtë GLPS ka përgatitur një dokument me elementet që duhet të përmbajë një platformë dialogu, raporton tutje “Zeri.info”.

Eco Higjiena

“Ne si organizatë propozojmë që marrëveshja finale duhet të ketë njohjen juridike të plotë të Kosovës nga Serbisë bazuar tek parimet e kartës së Kombeve të Bashkuara. Shfuqizimin e rezolutës 1244, sepse çfarëdo rezultati që përfshin vazhdimin e ekzistencës së kësaj rezolute do të ishte në shpërputhje me shtetësinë e Kosovës. Transformimi apo ndryshimi i statusit juridik të KFOR-it në Kosovë, kështu KFOR të mbetet garantues final i sigurisë në Kosovë. Marrëveshja finale duhet të sigurojë që parimi i mospërzierjes së shteteve në punët të brendshme të shteteve tjera të përfillet”, tha Kryeziu.

Lekë Batalli nga kjo organizatë tha se duhet të ruhet integriteti territorial me çdo kusht. Ai shtoi se qëllim i këtyre propozimeve ka qenë ti ipet formë kërkesave nga procesi i dialogut.

Shpërndarja e këtij raporti që ka përgatitur ky grup ka filluar tu shpërndahet partive politike./Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.