FITORJA

Kërkohet shtatore për Ramiz Cërnicën, në qendër të Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Para do dite, Murat Hoxha, deputet në Parlamentin e Kosovës, shkruan se, Këshilli i fshatit Cernicë, nga vjen edhe ai, shpreh dëshirën e madhe që figura e Ramiz Cernicës – tribunit të madh të kombit shqiptar, t’i bëhet një shtatore në qendër të Gjilanit, nga se, si shton ai “dilemat ishin e janë edhe sot, nga se janë shumë dëshmi të cilat botërisht janë të ditura me saktësi, dhe isha e jam në besim të plotë, që një ditë, ju do të konfirmoni përkushtimin për meritat dhe vlerat e kontributin e pakontestueshëm të Heroit Kombëtarë Ramiz Cernica” drejtuar institucioneve lokale.

Ai, në emër të Këshillit të fshatit në fjalë, shton në kërkesën e tij, ku thotë: Me gjithë sigurinë që respekti dhe meritat e tribunit dhe familjes Hoxha nga Cernica, ishin dhe janë të vlerësuara, vendosa që këtë çështje jo ta filloj si iniciativë, por ta përshpejtoj atë, duke i qetësuar zemrat e shumë shqiptarëve anë e mban Kosovës, diasporës gjithsesi, qytetarëve të mbar trojeve shqiptare, dhe së fundmi, edhe familjarëve, që figura e Ramiz Cernicës të shkrihet në bronz duke e vendosë në pjesën qendrore të qytetit të Gjilanit, i cili beri shumë për të. Për të u shkruan libra, u thurën këngë e të ngjashme.

Ai ishte burim i mendimeve të mëdha, fjalëve të urta. Ishte i vlerësuar prej elitës patriotike dhe politike mbar kombëtare, u emëruan shkolla e rrugë, u dekorua me medaljen më të larta nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ishte pjesë e diskutimeve të udhëheqësve të Shqipërisë, pra edhe Kosovës.

Kryetari i Kuvendit dhe ish Kryeministër i Shqipërisë z. Ilir Meta, përmendi dy figura, Idriz Seferin dhe Ramiz Cernicën. Ai lavdëroi edhe për shumë trima dhe strateg të tjerë Gjilanit, Preshevës e të Kosovës. Ai kishte bashkëpunëtorë personalitete të shquara. Ishte i lidhur me lëvizjen kaçake, nga të cilët lidhje të fuqishme kishte me Hasan Ali Remnikun, Hasan Dedën, dhe Hasan Gumnishtën.

ARKATANA

Pjesëmarrja e tij në Kuvendin e Prizrenit dhe JO-ja e tij me Beogradin, dhe PO-ja me Shqipërinë, ishte një reflektim i angazhimeve të tij të mëdha dhe të gjatë për këtë kauzë, ky qëndrim në Prizren paraqet saktësisht destinacioni themelor të krejt veprimtarisë së tij.

“Të nderuar Këshilltarë Komunal Kryesuese e Kuvendit i respektuar Kryetarë i Komunës, jam i bindur që ju nuk do ta lëni këtë rast që edhe juve, ju bën krenar dhe të përmendur pozitivisht, që sa më shpejt të vendosni për këtë emër, që figura e tij, pra e Ramiz Cernicës të shkrihet në bronz dhe në shenjë falënderimi e respekti të vendoset ne qendër të qytetit, aty ku e kanë vendin edhe Idriz Seferi, Mulla Idrizi, në afërsi të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Agim Ramadanit e Kadri Zekës”.

Besojmë plotësisht që Grupi i ekspertëve në bazë të strategjisë zhvillimore të qytetit të Gjilanit, kriterit projektues për këtë monument, elementet përmbajtjesorë të qendrës së qytetit, nevoja për frymëzim poliedrik të figurës së Ramiz Cernicës, do të jetë i rekomanduar që të përcakton edhe kriteret e tjera të cilat do ta kompletojnë projektin për realizimin e këtij propozimi. Me respekt, Murat Hoxha, Deputet në Parlamentin e Kosovës, me vendbanim në Gjilan, por i ardhur nga fshati Cernicë. /tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.