HW

Kërkohet shkarkimi i ministres Bajrami

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Dështimi i Projektligjit për derivatet e naftës.Komisioni parlamentar e ktheu mbrapsht draftin

Naftëtarët, opozitarët dhe përfaqësuesit e bizneseve kanë vlerësuar se tendencat e ministres Bajrami, për trafikimin e Projektligjit të derivateve të naftës, tregojnë haptazi se ajo po synon që të ruajë monopolet në tregun e naftës

Dështimi i ministres së MTI-së, Hykmete Bajrami, në mbledhjen e Komisionit për Zhvillimin Ekonomik, ku deshi ta kontrabandojë Projektligjin për shitjen dhe furnizimin me derivate të naftës i ka irrituar tej mase krerët e Shoqatës së Naftëtarëve, AKB-në dhe deputetët opozitarë. Ata njëzëri kanë kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të marrë masa urgjente ndaj ministres Bajrami, duke mos përjashtuar dorëheqjen.

FIDANISHTJA

Tendencat e ministres Bajrami për trafikimin e Projektligjit të derivateve të naftës tregojnë haptazi se ajo po synon që të ruajë monopolet në tregun e naftës. Aktualisht, sipas të dhënave të naftëtarëve, mësohet se janë 12 operatorë të licencuar për tregti me shumicë të derivateve të naftës, që janë të pajisur me deponi të naftës.

Naftëtarët thonë se gjatë këtij viti pritet të licencohen operatorët e naftës edhe në veri të Mitrovicës. Ata sqaruan se në tërë vendin tonë janë 575 pika të shitjeve të karburanteve, kurse vetëm 42 janë të pa licencuara./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.