Mobi Casa

Kërkohet ruajtja e privatësisë nga përgjimet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë kërkuar nga Qeveria që të nisë hartimin e një projektligji të ri për përgjimin e komunikimeve elektronike, i cili do të balanconte ruajtjen e të dhënave dhe mbrojtjen e privatësisë duke adresuar në tërësi çështjen e përgjimit, dhe që do të evitonte elementet e papranueshme në dy projektligjet paraprake, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesit e institutit GAP dhe të Grupit për Studime Juridike dhe Politike publikuan të mërkurën një analizë me titull: “Neglizhenca e privatësisë: kontrolli i përgjimit të telekomunikimeve në Kosovë”, e cila përmban një sërë rekomandimesh drejtuar Qeverisë pikërisht për këtë fushë.

KKGJILAN

Visar Rushiti nga instituti GAP vlerësoi se gjatë procesit të përgjimit nuk respektohet parimi i privatësisë apo konfidencialitetit në telekomunikim përderisa korniza ligjore thotë të jetë më shumë e përqendruar te përgjimi, dhe rrallë ngre shqetësime rreth konfidencialitetit të telekomunikimit, si pjesë e së drejtës së privatësisë, që garantohet me Kushtetutë.