Uji Dea

Kërkohet rritja e koeficientit për pagat e mësimdhënësve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të ndryshohet Projektligji mbi Pagat. Kjo Sindikatë kërkon që për mësimdhënësit koeficienti i mesatares për paga të rritet prej 1.75 sa është tani, në 2.5 mesatarja e koeficientit për paga. Projektligji për Pagat është quajtur nga Sindikata degradues për profesionin e mësimdhënësit.

Sipas Projektligjit të ri mbi Pagat, mësimdhënësit edhe me koeficient qëndrojnë më poshtë se të gjitha profesionet tjera. Pas kërcënimit me greva në arsim Qeveria ka pranuar të diskutohet Projektligji me SBASHK-un. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për “Zërin” se janë takuar me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT), si dhe me ata të Ministrisë së Administratës Publike. “Nga të dy ministrat, ai i Arsimit, Arsim Bajrami, si dhe nga ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, kemi marrë premtimin që të punohet versioni i ri i Projektligjit për Pagat lidhur me koeficientin për pagat dhe rangimin e mësimdhënësve”, ka thënë Jasharaj të martën për “Zërin”.

Uji Dea

Sipas tij, ky version i ndryshuar ka shkuar në Qeveri. Jasharaj thotë se SBASHK-u është duke pritur nëse Qeveria e ka seriozisht dhe do të mbajë premtimin e saj dhënë mësimdhënësve. Por, nëse nuk përfillet kërkesa e mësimdhënësve dhe opsioni që kanë dhënë për ndryshimin e ligjit, ai ka thënë se do të fillojë greva./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.