United Hospital

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shantazhoi të miturën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, mbrëmë rreth orës 21:00, ka ndaluar të dyshuarin B.J., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Shantazhi”.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se, më 23.01.2019, rreth orës 20:00, në Gjilan, i pandehuri B.J. (1993), përmes rrjetit social Facebook, ka shantazhuar të miturën e moshës 14 vjeçare, në atë mënyrë që nga ajo ka kërkuar që të kenë marrëdhënie intime, ose në të kundërtën do t’ia publikonte fotot e saj intime, të cilat e njëjta i kishte bërë me ish të dashurin e saj, me ç’rast me këto veprime i njëjti ka cenuar nderin dhe autoritetin e të dëmtuarës.

ARKATANA

Prokuroria, ndaj të dyshuarit, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që ekziston mundësia e ndikimit te e dëmtuara dhe dëshmitarët, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.