Hidromorava

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për armëmbajtje pa leje dhe lëndim të rëndë trupor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve B.T., A.T. dhe A.S., për shkak të dyshimit se janë përfshirë në veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”.

Sipas kërkesës, më 22 Shkurt 2021, në Gjilan, të pandehurit B.T., A.T. dhe A.S., i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit F.G., në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.S., pas një diskutimi verbal me të dëmtuarin rreth një prone, afrohet i pandehuri B.T., i cili e largon të dëmtuarin duke e kapur për krahu, e godet me grushte në fytyrë dhe e rrëzon në tokë, me ç’rast ndërhyjnë edhe dy të pandehurit tjerë duke e sulmuar të njëjtin me grushte, të cilit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, për të cilat është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

Në këtë mënyrë dyshohet se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Mobi Casa

Ndërsa, i pandehuri B.T., dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi pa autorizim dhe leje përkatëse ka mbajtur një pistoletë, e cila iu është sekuestruar.

Të njëjtit me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.