Fundamenti

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi rrezik të përgjithshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, sot, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit I. A., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Dyshohet që më 17 janar 2019, në fshatin Sodovinë e Qerkezëve, komuna e Vitisë, i dyshuari I.A., nga pakujdesia ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që i pajisur me armë, gjatë një ahengu familjar, në të cilin kishte të pranishëm shumë njerëz, e nxjerrë armën nga brezi dhe shkrep brenda dhomës, me ç’rast edhe ka goditur një herë me një predhë të dëmtuarin S.B., në krahun e majtë dhe në pjesën e pasme të shpatullës së majtë, i cili për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Regjional në Gjilan.

Fundamenti

Gjithashtu, i dyshuari, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila edhe është sekuestruar nga policia.

Prokuroria, ka propozuar masën e paraburgimit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillim e procedurës penale, për të cilën pritet që brenda afatit ligjor të vendosë Gjykata Themelore në Gjilan thuhet në njoftimin e Prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.