Fundamenti

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që në vazhdimësi ushtroi dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit A.A., i cili në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar që, i dyshuari A.A., në kohë të papërcaktuar, deri më 01 dhjetor 2019, në shtëpinë familjare, në Viti, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë në familje, tek bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, në atë mënyrë që i ka kanosur me fjalë, i ka keqtrajtuar herë pas here duke i rrahur, me ç’rast me veprimet e tij përpos që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarve, ka shkaktuar dhembje, frikë dhe shqetësim të madh emocional tek të njëjtit.

UBT

Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, më 01 dhjetor 2019, rreth orës 17:15 minuta, i dyshuari A.A, me dashje dhe me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor, ka lënduar bashkëshorten e tij, të dëmtuarën V.A., ashtu që pas një mosmarrëveshje verbale, për motive xhelozie, në prani të fëmijëve, ia merr telefonin nga dora dhe me të e godet në kokë, duke i shkaktuar qarje të thellë, ku pastaj nuk e lejon djalin e tyre që ta dërgojë për tretman mjekësor, por e dërgon vetë, ku gjatë rrugës e kërcënon që të gënjejë se kinse ishte vetëlënduar, për çka edhe e dëmtuara detyrohet të gënjejë se kinse është lënduar në mobile./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.