Mobi Casa

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që kundërligjshëm përfitoi 20.850 euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të dyshuarit Bejtullah Hajdari, t’ia caktojë masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, pasi dyshohet se përmes mashtrimit ka përfituar 20.850 (njëzetmijetetëqindepesë) euro, i cili edhe gjendet në ndalim 48 orësh.

Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga data 14 janar 2018, deri më 9 prill 2019, në Gjilan, i dyshuari Bejtullah Hajdari, me anë të paraqitjes së rreme, duke fsheh faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, e ka mashtruar të dëmtuarin Nazmi Hajdari, në atë mënyrë që e ka vënë në lajthim duke i propozuar se do t’a njohë me një femër, ku edhe i’a jep një numër telefoni kinse të një femre, me ç’rast në këtë numër i njëjti bisedon vetëm dy herë drejtpërdrejtë me të, ndërsa më pas të gjitha bisedat janë zhvilluar përmes sms-ve, kinse me femrën e propozuar, mirëpo në realitet biseda është zhvilluar me të dyshuarin.

I dyshuari për secilën bisedë të zhvilluar ka marrë nga i njëjti shuma të ndryshme të parave, me pretekst se do t’ia japë femrës së propozuar, duke i premtuar se do t’i takojë për të krijuar lidhje.

Mobi Casa

Në këtë mënyrë, i dyshuari e ka mashtruar të dëmtuarin, duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 20.850 (njëzetmijetetëqindepesë) euro, ku me këto veprime dyshohet ka kryer veprën penale “Mashtrimi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.