Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për përvetësim në detyrë

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit Bujar Murtezi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari Bujar Murtezi, në cilësinë e zyrtarit në PTK, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit Tetor 2020, ka përvetësuar 16 ndihma sociale, të dedikuara për përfituesit e ndihmave sociale, në vlerë prej 1,700 €.

I dyshuari Bujar Murtezi, me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).