Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim dhe armëmbajtje pa leje

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit B.I., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i cili gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, që nga data 15 maj 2020.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari B.I., që nga muaji qershor 2019, deri më 15 maj 2020, me qëllim të frikësimit, lëndimit dhe dëmtimit të pasurisë, ka kanosur të dëmtuarën L.N., në atë mënyrë që përmes rrjeteve sociale ‘’Facebook’’ dhe ‘’Instagram’’, e ka shantazhuar të njëjtën që të dilte pa dëshirën e saj, me ç’rast nga ajo kërkon 1.600 euro, duke e kërcënuar se nëse nuk ia dërgon këto para do ta vriste, me çka tek e njëjta ka shkaktuar shqetësim.

Me këto veprime i njëjti, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të KPRK-së.

Gjithashtu, në datë të panjohur, deri më 15 maj 2020, në fshatin Beguncë, komuna e Vitisë, i dyshuari B.I., dyshohet se pa autorizim ka mbajtur në pronësi dy armë zjarri, të cilat iu janë gjetur në shtëpinë e tij dhe të njëjtat iu janë sekuestruar.

Në këtë mënyrë, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).