Fundamenti

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për Mashtrim dhe Keqpërdorim të besimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin K.B., në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe sot ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit se ka kryer 17 vepra penale “Mashtrimi” dhe veprën penale “Keqpërdorim i besimit” .

Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga viti 2016, deri në muajin janar 2019, në Kamenicë, i dyshuari K.B., si menaxher i pompës së derivateve ‘’Berisha Petrol’’, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka mashtruar 17 klientë dhe partnerë afaristë – të dëmtuar, duke iu kërkuar dhe marrë të holla, në emër të pompës, me pretekst se duhej të kryente disa obligime doganore dhe të njëjtat do t’ua kthente, me ç’rast të dëmtuarve iu ka shkaktuar dëm material në vlerë të përgjithshme prej 43,880 euro.

KKVITI

Gjithashtu, i dyshuari, gjatë përfaqësimit si menaxher, i ka keqpërdorur autorizimet e tij, ashtu që përpos mashtrimit të klientëve dhe partnerëve afaristë, kishte marrë kredi nga Raiffeisen Bank, në shumë prej 10.000 euro, me të cilat kishte blerë gjësende të ndryshme për nevojat e tij personale, ku në këtë mënyrë, pronarin e kësaj pompe, të dëmtuarin H.K., e ka dëmtuar me mjetet e lartpërmendura monetare që janë marrë në emër të këtij subjekti dhe nuk iu janë kthyer të dëmtuarve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.