Mobi Casa

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje dhe kanosje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, që të dyshuarit H.K., t’ia caktojë masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të veprave penale, “Grabitje” dhe “Kanosje”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar që, më 11 shkurt 2019, në Gjilan, i dyshuari H.K., me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër dhe me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme në mënyrë të kundërligjshme, ka përdorur dhunë fizike ndaj të dëmtuarit SH.A. dhe me forcë e ka grabitur automjetin e të dëmtuarit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, i dyshuari e ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin, duke i thënë se në qoftë se vjen policia në shtëpinë time, ka me të vra, duke shkaktuar te i dëmtuari ankth dhe frikësim.

United Hospital

Prokuroria ndaj tij, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka konsideruar që masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për përfundimin e suksesshëm të hetimit të kësaj çështje thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.