Eko Higjiena

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për 1.034 gram “Marihuanë”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj një personi, për shkak të dyshimit se tek i njëjti janë gjetur njëmijë e tridhjetë e katër (1.034) gram narkotikë, e llojit “Marihuanë”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari B.M. (1975), më 9 korrik 2019, rreth orës 11:30 minuta, në fshatin Rogoçicë komuna e Kamenicës, në drejtim të pikës kufitare Breznicë, pa autorizim dhe me qëllim të shpërndarjes ka poseduar substanca narkotike, me ç’rast gjatë kontrollimit, në automjetin e tij, nga ana e policisë, janë gjetur katër paketime substancë narkotike, dy nën ulësen e vozitësit dhe dy nën ulësen e pasagjerit, në sasi prej njëmijë e tridhjetë e katër (1.034) gram, e llojit “Marihuanë”, e cila edhe është konfiskuar.

Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

UBT

Me këtë rast, me kërkesë të prokurorit të çështjes janë sekuestruar përkohësisht:
– Një (1) veturë, e markës “Mercedes”,
– Para të gatshme (1,558.75 Euro dhe 500 Lekë), si dhe,
– Tre (3) telefona mobil.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.