Mobi Casa

Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për trafikim me njerëz

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë ditës së djeshme, më 17 korrik 2019, rreth orës 13:30 minuta, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari J.K., me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar të dëmtuarën D.G., në atë mënyrë që me anë të shtrëngimit e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm, ndërsa më 28 shkurt 2019, të njëjtën e ka transportuar me automjetin e tij, në një motel në Gjilan, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me një person.

Gjithashtu, përmes aplikimit të masave të fshehta ka rezultuar se i dyshuari ka përdorur forcë ndaj viktimës, në rastet kur ajo kishte refuzuar të ofronte shërbime seksuale, madje edhe personalisht kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, duke e shfrytëzuar pozitën e pambrojtur të saj.

ARKATANA

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ndaj të dyshuarit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, pasi ekziston rreziku i ikjes, ndikimit te e dëmtuara dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Për këtë rast, njëkohësisht prokuroria ka filluar hetimet edhe ndaj të dyshuarit L.C., në drejtim të veprës penale ‘’Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.